Zbardhen detaje të reja të krimit të dyfishtë në Tiranë
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Tiranën, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.
Siç raporton News24 Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze.
Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.
26-vjeçari jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. 26-vjeçari qëlloi me thikë të dashurën e tij ganeze Jawsackie Jaboah pas një konflikti dhe më pas u ngjit në katin e 8 të pallatit e u hodh nga lartësia ku gjeti vdekjen e menjëhershme.
Pasi u plagos, 31-vjeçarja arriti të dalë nga banesa dhe zbriti poshtë duke kërkuar ndihmë. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ganezja me pasaportë franceze kishte ardhur ditën në Shqipëri dhe kishte marrë me qira një banesë për një ditë.