U ndërtuan në mes të askundit, shkencëtarët gjejnë ‘sekretin’ e Piramidave
Kurti e Vuçiq tregojnë se çka biseduan në takimin e organizuar nga Merkel e Macron
Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë ulur në një takim të përbashkët kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi u mbajt në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë.
“Në një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.
Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.
Kryeministri Kurti u shpreh edhe në lidhje me reciprocitetin, vendosja e të cilit nga ana e Kosovës shënoi shtimin e tensioneve në javët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. “Reciprociteti është një mënyrë e shëndoshë për marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilin ne nuk e kemi as për inat ndaj dikujt ose për hakmarrje ndaj ndokujt, por si mënyrë që derivon nga koncepti i barazisë.”
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, kurse në thelb çështjet e rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq.
Ai tha se “do të vazhdojmë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe”.
“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu thotë se bart një përshtypje të mirë nga biseda me presidenti francez Macron, “i cili kuptoi gjithçka nga një nga pyetja ime që i bëra Kurtit”.
Vuçiq ka shtuar se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën.
Ai iu referua gjithashtu zgjerimit, duke thënë “disa nuk donin të jepnin një datë, sepse disa kanë zgjedhje në vendet e tyre në periudhën e ardhshme në Evropën Perëndimore”.