U ndërtuan në mes të askundit, shkencëtarët gjejnë ‘sekretin’ e Piramidave
SHBA mesazh BE-së pas Samitit të Sllovenisë: Është jetike që BE ta mbajë derën hapur për Ballkanin
Zëdhënësi i Departamentit të Amerikan të Shtetit, Ned Price, e ka mirëpritur deklaratën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Borrell në Samitin e Sllovenisë në të cilin ishte pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka thënë se dera e BE-së për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ka mbetur e hapur.
Kjo përkundër raportimeve të fundit në disa medie kredibile botërore se BE është ngopur me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe mund të mos pranojë fare këto vende.
”Ne mirëpresim Deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reformën. Është jetike të mbash derën e BE-së të hapur për ta”, shkroi Ned Price në llogarinë e tij në twitter.