I dashuri e quan Rita Orën “Zog”, poston për të me flamurin shqiptar
I dashuri i Rita Orës, regjisori i famshëm Taika Waititi, duket se është përkrahësi më i madh i këngëtares shqiptare.
Këtë ai nuk heziton që ta shprehë as në rrjete sociale. Ai i ka kushtuar një asaj një postim në llogarinë e tij në Instagram, për performancën në Kullën Eiffel.
Waititi e ka quajtur Ritën “Zog”, (emër përkëdhelës me të cilin i drejtohet edhe nëna e saj), derisa ka publikuar edhe flamurin kombëtar.