“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Si të merrni trafik organik në uebfaqen tuaj në 2021
Trafiku organik nuk është për ju nëse jeni duke kërkuar një rregullim të shpejtë për drejtimin e trafikut në uebfaqen tuaj. Është punë e vështirë dhe kërkon durim për të parë rezultatet.
Duke thënë këtë, zgjedhja e strategjive organike për rritjen e trafikut mund të jetë investimi më i madh që mund të bëni për biznesin tuaj të tregtisë elektronike.
Në mënyrë ideale, ju mund të nxisni trafikun në uebfaqen tuaj ose përmes faqeve të rezultateve të motorit të kërkimit (SERPS) duke përdorur optimizimin e motorit të kërkimit (SEO) ose reklamat me pagesë-për-klikim (PPC) që vendosen para rezultateve organike (siç janë Google Ads).
Në reklamat me pagesë, rezultatet janë pothuajse të menjëhershme, por ju duhet të paguani sa herë që një përdorues klikon në reklamat tuaja. Kjo është një shkurtore për qëllimet tuaja dhe mund t’ju japë vetëm klientë të përkohshëm dhe një normë të lartë kërcimi (ang. bounce rate).
Ndërtimi i trafikut organik të faqes së internetit është falas, por kërkon përpjekje afatgjata.
Nëse doni të dini saktësisht se si të merrni trafik organik në faqen tuaj të internetit, vazhdoni të lexoni.
Trafiku organik: Pse ka rëndësi për biznesin tuaj
Trafiku organik i referohet vizitorëve që vijnë në uebfaqen tuaj pasi kryejnë një kërkim në një faqe interneti si Google, Bing ose Yahoo.
Trafikut organik i duhet kohë që SEO të gjenerojë rezultate, por është forma më superiore e trafikut për faqen tuaj të internetit.
Ja pse.
Trafiku organik është në shënjestër – do të thotë që përdoruesit që klikojnë në faqen tuaj të internetit kanë një qëllim specifik dhe kanë një normë konvertimi më të lartë se një vizitor i rastësishëm nga një kërkim me pagesë.
Trafiku organik gjithashtu mund të rrisë besueshmërinë tuaj pasi përdoruesit kanë më shumë gjasa të besojnë në faqet e internetit që renditen organikisht.
Si të rrisni trafikun organik në faqen e internetit
Renditja e lartë në rezultatet e kërkimit është një ëndërr për çdo pronar të uebfaqes ose tregtar. Nëse renditeni në faqen e parë, me siguri do të krijoni shumë trafik organik.
Ky udhëzues nuk shteron çdo metodë se si të merrni trafik organik në faqen tuaj të internetit, por këshillat që do të diskutojmë do t’ju ndihmojnë të ndërtoni një strategji të suksesshme të trafikut organik.
Këtu janë tetë këshilla praktike se si të merrni trafik organik në faqen tuaj të internetit: …
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/398mCs5