Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Agim Ademi tregon se si u sulmua sot në Gërmi nga “persona të maskuar”
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, është sulmuar në mëngjesin e sotëm nga disa persona në “Parkun e Gërmisë”.
Ademi tha se personat ishin të maskuar dhe se e kanë sulmuar atë në mënyrë tinëzare.
Ai theksoi se ka kaluar pa lëndime serioze.
“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”.
Kreu i FFK-së shtoi se rastin është duke e hetuar Policia e Kosovës.
“Lidhur me këtë rast është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë është duke i kryer hetimet. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt personat e tillë do të dalin para organeve të drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar”, ka theksuar Ademi.