Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Këta janë pesë kandidatët më të votuar – Prinë Arben Vitia
Zgjedhjet për kryetarët dhe përfaqësuesit komunalë kanë sjellë tashmë rezultatet preliminare.
Në garën për kryetar të komunave, 21 kandidatë kanë fituar në rrethin e parë, kurse në 17 komuna, 34 kandidatë do të vazhdojnë garën edhe më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohen të gjithë, 38 kryetarët e rinjë të komunave të vendit.
Marrë parasysh rrethin e parë të zgjedhjeve, Arben Vitia, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinë del të jetë më i votuari nga të gjithë kandidatët e tjerë, në nivel të vendit. Ai është votuar nga 35,433 qytetarë, por, kjo nuk i ka mjaftuar Vitisë që të zgjidhet kryetar, pasi që ai do të duhet të garojë edhe në balotazh.
Pas tij radhitet Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës, me 30,441 vota, i cili ka fituar në rrethin e parë në Ferizaj.
I treti për kah numri i votave renditet Përparim Rama me 24,572 vota, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës i cili në balotazh do të përballet me kandidatin më të votuar, Arben Vitinë e LVV-së.
I katërti për kah numri i votave, është Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje me 23,504 vota, i cili do ta vazhdojë garën për kryetar të Prizrenit me Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rrethin e parë të votimeve, më 17 tetor, Partia Demokratike e Kosovës fitoi në 4 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nga dy komuna, Lista Serbe në nëntë komuna.
Komunat tjera janë në balotazh, i cili do të zhvillohet më 14 nëntor.
Shihni të dhënat në këtë grafikë:
Dhe, i pesti për kah numri i votave në nivel vendi është Gazmend Muhaxheri, i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 22,778 vota, cili fitoi në rrethin e parë, pa balotazh, në Pejë.