Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
“35.000 euro për vrasjen e Kurtit”, mesazhi nga një “fake account” që kërcënoi kryeministrin?
Njësia Speciale po e mbronë nga afër kryeministrin Albin Kurti pasi që ai është kërcënuar nga një apo persona të panjohur. Kërcënimin, e ka konfirmuar vet Zyra e Kurtit, por pa treguar detaje.
Ndërkohë, dyshihet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.
Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti.
“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.
Po ashtu ka listuar edhe produktet e fundit që i janë rritur çmimet, duke e publikuar në “ShesBlej Gjithçka”