Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
Regjistrohet një i vdekur nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërkohë, janë shëruar 20 persona të infektuar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
Në total numri i rasteve aktive është 439.