Shpërtheu shpërthimi më i fuqishëm i Diellit në shtatë vjet: ScienceAlert
Rrathët e zinj poshtë syve tregojnë për këto probleme shëndetësore
Nëse jeni duke luftuar me gjumin tuaj, atëherë ka mundësi që kjo gjendje të shfaqet në fytyrën tuaj në formën e fryrjes nën sy.
Ndërsa shumë njerëz duan të heqin qafe rrathët zinj të syve, një trend i ri i TikTok bën që përdoruesit të aplikojnë qëllimisht grim për t’u dhënë atyre pamje me rrathë të zinj.
Ekspertët u kanë kërkuar njerëzve që të mos përkeqësojnë gjendjen nën sy për asnjë tendencë të mediave sociale, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Dr.Roshni Patel tha se rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë të zakonshëm dhe nuk janë diçka për të cilën duhet të ndiheni në siklet.
“Rrathët poshtë syve shoqërohen zakonisht me mungesën e gjumit dhe shfaqen si ënjtje ose fryrje të lehtë poshtë syve, kryesisht si rezultat i akumulimit të lëngjeve. Ato janë kryesisht një shqetësim kozmetik”, tha ai.
Kjo gjendje zakonisht krijohet për shkak të një lodhje të tepërt, por mund të jetë edhe shenjë e problemeve të tjera shëndetësore.