Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
Nga Beogradi, Rama fton Kosovën të bëhet pjesë e “Open Balkan”
Kryeministri Rama, nga takimi i Beogradit, ripërsëriti thirrjen që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, duke thënë se të gjitha shtetet janë të mirëpritura në këtë nismë rajonale.
Edi Rama krahasoi shqiptarët dhe serbët në Ballkan, sa i përket mosmarrëveshjeve, me francezët dhe gjermanët për Bashkimin Europian.
“Kur vjen puna për Kosovën, është thënë e rithënë, që të tria vendet janë të ftuara të vijnë të ulen dhe të punojnë bashkë me ne për njerëzit e tyre. Çështja e mosdakordësisë ka rrugën e vet. Nëse të 6 vendet marrin pjesë, atëherë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë më mirë atmosfera për të trajtuar edhe çështjet e tjera.
Shqiptarët dhe serbët janë për Ballkanin, si gjermanët dhe francezët për Europën. Gjermania dhe Franca nuk e filluan nga fundi, por nga marrëveshja e çelikut dhe e qymyrit, nga lehtësimi i punës së sipërmarrjeve, aty ku e ndjente populli pas luftës, te buka. Nuk ka asnjë kufizim për askënd”, tha Rama.
Vuçiç: Brenda 1 viti e gjysmë do të mund të realizohet lëvizja e lirë e njerëzve
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit Ballkani i Hapur, një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore, mes shteteve pjesëmarrëse.
Lajmin e dha presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili tha se brenda maksimumi 1 viti e gjysmë, shtetasit e tre shteteve do të mund të lëvizin lirshëm pa i ndaluar askush në kufi.
“Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë më vonë”, tha Vuçiç. “Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje. Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme. Është dëshpërues për të gjithë ne fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Në emër të Serbisë mund të them që Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit
Vuçiç tha se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës.