Dielli lëshon valën magnetike më të madhe të zjarrtë në afro një dekadë
Pamje të tjera dramatike nga përmbytjet në Bosnje
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën e komunës së Sarajevës e Jablanica-s në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektet banesore dhe komerciale dhe infrastrukturën rrugore në të gjithë zonën e komunës.
Siç shkruajnë mediat boshnjake, rrëshqitjet e ndodhura në rrugën kryesore M17.5, kanë bërë që rruga të jetë pakalueshme deri në pasdite.
Pas kësaj, komunikacioni është vendosur në rrugën e përmendur, por drejtuesit ende këshillohen të kenë kujdes, për shkak të rrëshqitjeve të mundshme dhe rrëshqitjeve të reja të dheut.
“Gjatë ditës janë rrezikuar nga përrenjtë disa objekte. Për të mbrojtur objektet e banimit dhe objektet e tjera, është angazhuar i gjithë mekanizimi në dispozicion. Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha, dëme më të mëdha materiale janë shkaktuar në serra, si dhe në çatitë e objekteve të banimit dhe afarizmit”.
Për këtë është mbajtur edhe një seancë e Shtabit Komunal për Mbrojtjen Civile dhe është konstatuar se gjendja në terren monitorohet në vazhdimësi dhe merren masat e duhura për shpëtimin e njerëzve dhe të mirave materiale deri në stabilizimin e gjendjes në terren.
NATË ME SHI
Shiu që ra gjatë natës së kaluar ka krijuar probleme të mëdha në Kantonin e Sarajevës. Përveç vërshimit të rrugëve në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, shumë vendbanime janë nën ujë dhe pa energji elektrike.
Lexuesit e portalit Klix.ba raportojnë se për shkak të reshjeve të dendura dhe vërshimeve të përrenjve dhe lumenjve, shtëpitë janë përmbytur në shumë vende në Sarajevë dhe rrethinë.
Lumenjtë Zheljeznica dhe Tilava krijuan probleme, kështu që një sasi e madhe uji u derdh në oborret në vendbanimet Otes, Vllakovë, Butmir, Donji Kotorac dhe vende të tjera.
Në këto vendbanime qytetarët nuk kanë as rrymë e as siç thonë ata mundësi për të riparuar ndonjë gjë. Shumë janë të rrezikuar edhe nga kafshët shtëpiake që rrisin.
Uji është në rrugët kryesore dhe dytësore në Sarajevë dhe trafiku i trolejbusëve drejt Dobrinjës është pezulluar. Policia në Xhaminë e Mbretit Fahd po ridrejton makinat e pasagjerëve në rrugë alternative për në Dobrinjë.
Dhe sipas mediave atje, pamjet e reja vijnë nga Ostrozhac, ku mund të shihni një përrua të madh që merr gjithçka përpara ku si pasojë thuhet se u përmbytën shumë shtëpi dhe ndërtesa.