Vela reagon pas deklaratës së Vuçiqit: Vallaçi është pasuri e Kosovës
Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “Prishtina po zgjedh nëse dhe kur do ta pushtojë nënstacionin e Vallaçit”.
Vela ka shkruar se Vuçiq po kërcënon sikur ky nënstacion të ishte i Serbisë, por ai thotë se është e qartë që ky është pronë e Kosovës.
“Kjo është harta e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe lidhjeve të saj me vendet fqinje. Zyrtarët e qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën sikur Vallaç të jetë pasuria e tyre. Është e qartë se nuk është [i Serbisë], është i Kosovës”.