The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Basha: Koha e Berishës ka mbaruar
Pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat.
Në dalje të selisë blu ai deklaroi se koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.
Sipas tij, PD nuk do të kthehet në bunker për interesat personale të ish-kryeministrit, duke shtuar se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të forumeve për arsye personale. Asgjë nuk e kthen Partinë Demokratike në bunker për interesat personale të Sali Berishës.
PD ka lindur si një inspiratë e popullit shqiptar për liri e demokraci. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës. Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, jam i vendosur që ta këpus këtë tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës”, tha Basha.
Berisha godet Ramën dhe Bashën: Njëri vrasës i shpresës së shqiptarëve, tjetri nuk jep asnjë shpresë
Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Shqipëri ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, i cili para disa ditësh shpalli zgjedhjet për ristrukturimin e këtij forumi.
Por, nga foltorja e tij me të rinjtë demokratë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha do të largohet nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Ai e krahasoi Bashën me Ramën duke thënë se njëri është vrasësi i shpresës së shqiptarëve dhe tjetri nuk jep asnjë shpresë, shkruan Euronews Albania.
“Sot dy janë problemi madhor i Shqipërisë, shpresë vrasësi ose kreu i meduzës, dhe shpresëshuari, pengu u tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng merr çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi”, tha Berisha.
Sipas tij, Basha ka humbur “çdo lloj morali drejtues” dhe tani ka frikë dhe nga debati brenda PD-së.
“Vendi i tij po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave”, tha Berisha.
Ish-kryeministri bëri thirrje për rikthimin e vendimmarrjes brenda partisë tek anëtarësi duke shtuar se vetëm kështu mund të ngjallin shpresë tek qytetarët.
“Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë”, përfundoi Berisha.