“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Dy javë që kishte dalë nga burgu/ Kush është reperi që përplasi turmën me makinë, vrau 5 vetë
Reperi, i cili përplasi me makinë turmën e njerëzve në një paradë të Krishtlindjeve në Waukesha të dielën mbrëma, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kishte dy javë që ishte liruar nga burgu, i arrestuar për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Darrell Brooks, 39 vjeç, u arrestua në Waukesha, Wisconsin, të dielën mbrëma pasi policia gjeti fuoristradën e tij të kuqe Ford të parkuar pesë blloqe larg nga ku ai kaloi nëpër turmat e fëmijëve dhe grupeve të të moshuarve që kërcenin.
Reperi amator ka një histori të gjatë kriminale që daton që nga viti 1999 me më shumë se 15 arrestime vetëm në shtetin e Wisconsin për akuza që përfshijnë posedim droge, dhunë, posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Midis korrikut 2020 dhe shkurtit 2021, ai ishte në paraburgim në pritje të një date gjyqi me një garanci prej 7,500 dollarësh pasi kishte rrahur nipin e tij pas një zënke për telefonin e tij të vjetër celular.