“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Arkeologët zbulojnë në Peru një mumje 800-vjeçare
Një grup ekspertësh ka gjetur një mumje që vlerësohet të jetë të paktën 800-vjeçare në bregun qendror të Perusë, tha një nga arkeologët që morën pjesë në gërmime.
“Karakteristika kryesore e mumjes është se i gjithë trupi ishte i lidhur me litarë dhe me duar që mbulonin fytyrën, gjë që do të ishte pjesë e modelit lokal të funeralit,” tha Van Dalen Luna, nga universiteti shtetëror i San Marcos.
Peruja – shtëpia e destinacionit turistik Machu Piçhu – është shtëpia e qindra vendeve arkeologjike nga kulturat që u zhvilluan para dhe pas perandorisë Inka, e cila dominoi pjesën jugore të Amerikës së Jugut 500 vjet më parë.