Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Shqiptari thërret policinë: Ejani se e vrava gruan
Greqi- Krim i rëndë në një familje shqiptare në Greqi. Shqiptari ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rende u regjistrua ne oret e para te mengjesit ne Blaxioti, Lakonia.
Viktime ka mbetur nje 36-vjecare, e cila eshte vrare nga bashkeshorti i saj 40 vjec. Ai e ka mbytur me duar ate pas nje sherri.
Ndërkohë, detajet e reja janë zbuluar se si shqiptari ka mbytur gruan e tij në Greqi. Pas një debati në familje, 40-vjeçari me origjinë shqiptare, sipas mediave greke e ka mbytur gruan me duart e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Lakoni.
Më pas ka qenë vetë shqiptari që ka njoftuar policinë se ishte ai që e vrau gruan 36-vjeçe.
Trupi i viktimës u transportua në morg, ndërsa shqiptari u arrestua. Çifti ka dy fëmijë dhe punonin në bujqësi.