Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Kurti ia përmend 200 hektarët Haradinajt, ky i reagon
Kryeministri Albin Kurti, i ka kërkuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që nëse ia don të mirën Kosovës, t’ia kthejë 200 hektarët e blerë me nga 3 euro arin gjatë privatizimnit.
“Meqë mu dha propozimi t’i qoj ministrat te KEK-u që të mërdhihen, unë e kam një kundër propozim: deputeti Haradinaj le t’i kthen ata 200 hektarë dhe ne po ja japim 70 mijë euro. Le t’ia kthen shtetit 200 hektarë edhe ne po ja japim 70 mijë euro”, shtoi Kurti.
Në anën tjetër, Ramush Haradinaj tha se Kurti po fshihet pas pazotësisë së tij, flet për blerjen e 200 hektarëve tokë. Sipas tij tokën e ka blerë me ligje të Kosovës dhe ka qenë e babait.
“Kurti sa herë po dëshiron me u fsheh prej pa zotësisë së tij, po thotë Ramush i ke ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtet me ligje të Kosovës, kohë të OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e kam rible tokën e babës dhe është në katundin tim, është në Gllogjan”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së i ka bërë pyetje Kurtit, për Ligjin e Pagave, duke i thënë se po sillet si mashtrues ndaj qytetarëve.
“Kryeministër, kur keni me sjellë në Kuvend ligjin e pagës, sa keni me i mashtru atyre që ia keni lypë votën, sepse po shiheni që jeni mashtrues. A është me 1 mars, qershor? Kur është? Unë nuk kam pa ndonjëherë Qeveri më mashtruese se kjo, ju siguroj nuk kam pa”, shprehet ai.
Tutje Haradianje e ka quajtur Kurtin, komunist.
“Thotë Kryeministri nuk është urgjencë. Kryeministër nuk është për ty ndoshta. Sepse ndoshta ti je komunist e do me punu pa pare. Për sindikatat që po të vijnë te dera për ata është urgjencë”.
“Ndoshta kryeministri ka qejf mos me pas private, ndoshta ka qejf me nacionalizu edhe njëherë, e vërtetë që tokën njëherë ma ka marrë shteti, sigurt. Le t’ma merr sërish, qaty është. Nëse do le ta nacionalizon sërish, sepse kështu është edhe në Kore të Veriut”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, kryeministri Kurti është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me çështjen e ligjit të pagave.
Kurti ka thënë se janë vonuar me këtë ligj për shkak të ligjeve të më hershme që janë bërë “shkel e shko” nga qeveritë e kaluara.
“Është e qartë se ata që po na kritikojnë në thelb e duan atë ligjin e vjetër të shfuqizuar. Pra ju po doni të nxitohemi rishtazi për një ligj të vjetër. Po e ritheksoj jemi vonuar sepse jeni nxituar, po të mos nguteshit ju, nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Pikërisht duke i bërë ligjet shkel e shko na keni lënë pa ligj, kutia juaj na ka sjellë në këtë situatë”, tha ai.
Kurti tutje shtoi se “ne e trajtojmë rëndësinë dhe me urgjencë përgatitem për të, jo sjelljet shkel e shko”.
“Qytetarët kanë shpresa të mëdha tek ne, dhe kjo është përgjegjësia jonë”, u shpreh Kurti.