Monedha e parë e arit e vërtetë në botë, prezantuar nga lidianët nën Mbretin Croesus
Bëjeni vetë për festa: Qiri aromatik, portokalli
Nga lëvozhga e portokallit, në vetëm disa lëvizje, mund të bëni një qiri të vërtetë aromatik që do të freskojë plotësisht në mënyrë natyrale ajrin në shtëpinë tuaj
Gjithçka që ju nevojitet është një portokall dhe pak vaj ulliri.
Pritini portokallin në gjysmë. Nxirreni të gjithë pjesën e mishtë nga portokalli, duke u kujdesur që kërcelli i bardhë në mes të qëndrojë i paprekur, sepse do t’ju shërbejë në vend të fitilit.
Gjysmën e portokallit me fitil e mbushim me vaj ulliri, aq sa fitili të dalë nga vaji dhe kaq.
Mund ta vendosni në gjysmën tjetër të poshtme të portokallit dhe thjesht ta mbyllni portokallin, vetëm sigurohuni që hapja e sipërme të jetë mjaft e gjerë në mënyrë që portokalli të mos marrë flakë.
E gjitha që ju ka mbetur është të ndizni qiriun dhe të shijoni aromën e portokallit dhe vajit të ullirit.
Kjo video shpjegon gjithçka, shkurt dhe qartë: