Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
E RËNDË! E lanë të dergjej pa mjekim, shqiptari vdes nga kanceri në burgun e Maqedonisë së V.
Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga kanceri në qeli. Shqiptarja.com shkruan se 47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital.
Të njëjtat burime shtojnë se shqiptarit nuk i është dhënë asnjë mjekim dhe asnjë ndihmë mjekësore. Azbi Kaba u takua me mjekët vetëm një herë dhe gjatë vizitës iu përcaktua se i kishte mbetur vetëm dy muaj jetë.
Gjatë kësaj kohe për 37-vjeçarin u kujdesën miqtë e tij brenda burgut, pasi autoritetet nuk kanë denjuar që t’i siguronin as qetësuesë për t’i lehtësuar dhimbjet.
Kështu, Kaba mbylli sytë në krahët e mikut të tij me të cilin ndante dhe qelinë deri në minutat e fundit të jetës.