Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Përparim Rama njofton se shitësit ilegalë janë larguar nga sheshet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se inspektorët komunalë kanë larguar nga sheshi “Nënë Tereza” shitësit ambulantë.
I pari i kryeqytetit ka thënë se shitësit ambulantë aty veprojnë ilegalisht, derisa ka shtuar se s’mund të ketë shitje të pakontrolluar të produkteve nëpër sheshe.
“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty ilegalisht. Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sidoqoftë, shitësit ambulantë janë vetëm një problem i Prishtinës, përderisa krimet e mëdha po vazhdojnë me ndërtimet ilegale, uzurpimin e rrugëve e hapësirave publike si dhe mungesa e sigurisë për qytetarët për shkak të pranisë së qenve të rrugëve dhe mungesës së ndriçimit publik.