10 kuriozitete interesante rreth Krishtlindjeve
- Në Ukrainë, merimangat konsiderohen si simbol i fatit të mirë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
- Thënë këtë, një simbol në formë merimange duhet të jetë patjetër në çdo pemë Krishtlindjesh.
- Ju vërtetë mund t’i nisni një letër Babagjyshit në Kanada. Adresa postare është Santa Claus, North Pole, H0H 0H0, Canada.
- Në Spanjë, hoteli The Kempinski Hotel Bahia, feston me një pemë Krishtlindjesh që kushton rreth $15 million. Një nga pemët më të shtrenjta, e zbukuruar me diamandë dhe bizhu të markave të famshme si Chanel, Bulgari, Cartier, etj.
- Thomas Edison, shpikësi i dritës është gjithashtu krijuesi i dritave të Krishtlindjeve bashkë me partnerin dhe shokun e tij, Edëard H. Johnson.
- “Home Alone” është filmi i Krishtlindjeve me fitimet më të larta. Pas tij, renditet “How The Grinch Stole Christmas”.
- Çdo Krishtlindje përdoren rreth 8.5 milion drita për të dekoruar botën magjike të Walt Disney.
- Në botë ka më shumë se 630 lloje të ndryshme pemësh.
- Santa Claus njihet me 70 emra të ndryshëm kudo rreth botës. Në Brazil si “Papai Noel” kurse në Norvegji si “Julenissens”.
- Mariah Carey-it iu deshën vetëm 15 minuta për të shkruar këngën e famshme “All I Want for Christmas Is You”.