Zbulimi i ri tregon se çfarë i bën trurit në të vërtetë anestezia e përgjithshme:
13 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
Nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991. Në total numri i rasteve aktive është 331.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës. Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.