Fushata “e pacipë” e sabotimit të Rusisë përshkallëzohet në të gjithë Evropën
13 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016. Në total numri i rasteve aktive është 350.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës. Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.