Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Rama: Shqipëria po e shqyrton mundësinë ta ndihmojë Kosovën me energji elektrike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për krizën energjetike, me të cilën po përballet Kosova.
Ai tha se po e ndjek me shqetësim këtë gjendje.
Rama theksoi se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të shqyrtojë çdo mundësi për t’i dalë në ndihmë Kosovës.
Kjo në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos u mungojë energjia elektrike për festën e Vitit të Ri.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën, kërkova sot nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”