Fushata “e pacipë” e sabotimit të Rusisë përshkallëzohet në të gjithë Evropën
33 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028. Në total numri i rasteve aktive është 371.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës. Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.