Flota hije e Rusisë kërcënon Suedinë – si mund të ndihmojë BE-ja?
Komandant Malisheva pëson sulm në zemër, gjendja e tij stabile
Dardan Krasniqi, i cili është vëllai i Muhamet Krasniqit, apo i njohur si Komandant Malisheva, ka bërë të ditur se ky i fundit ka pësuar një sulm kardiak.
Krasniqi tha se fal shokëve të tij, personelit të burgut dhe personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit, Komandant Malisheva e ka kaluar këtë sulm dhe gjendja e tij është stabile.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, personelit të burgut, personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit – përmes ndërhyrjes së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në repartin intensivë në Shkup ku i janë vendosur stendat”, ka shkruar vëllai i Komandant Malishevës.
Tutje, ai ka falënderuar institucionet e Maqedonisë së Veriut për përkujdesjen, shokët e Komandant Malishevës të cilët gjenden në burg dhe Ambasadën e Kosovës në Shkup.
Kujtojmë se Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova.