Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Mjekët motër e vëlla kryejnë bashkë operacionin e fundit për këtë vit në QKUK
Motra gjinekologe, e vëllai kirurg. Ata, pra përveç profesionit i lidh edhe gjaku.
Vëlla e motër sot kanë hy bashkë në sallën e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për ta ndihmuar një paciente, shkruan Gazeta Shneta.
Pranvera Zejnullahu-Raci dhe Ylber Zejnullahu, e para gjinekologë kurse i dyti kirurg plastik. Përveç profesionit, ata i lidh edhe gjaku pasi janë motër e vëlla.
Operacioni është kryer tek një paciente në sallën e klinikës së Gjinekologjisë. Gjinekologia Pranvera ka pasur nevojë për ndihmën e një kirurgu plastik, e ai ka qëlluar të jetë vëllai i saj Ylberi.
Operacioni është kryer sipas planifikimit dhe pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore. /Gazeta Shneta/