Fushata “e pacipë” e sabotimit të Rusisë përshkallëzohet në të gjithë Evropën
Foshnja e parë e vitit 2022 në Kili quhet Griezmann Mbappé
Nuk është hera e parë që një prind i vë fëmijës emrin bazuar tek një futbollist i preferuar.
Një nga fëmijët e parë të lindur në vitin 2022 në Kili quhet Griezmann Mbappé. Jo, nuk është shaka.
Popullariteti i Kylian Mbappé dhe Antoine Griezmann nuk njeh kufi dhe dy sulmuesit francezë padyshim kanë shumë fansa edhe në Amerikën e Jugut.
Ishin shërbimet shëndetësore të Atacama-s që bënë njoftimin në Twitter: “Përshëndesim ngrohtësisht Griezmann Mbappé, fëmija i parë i lindur në spitalin e Copiapó në vitin 2022. Një përqafim i madh për të dhe nënën Teodora”. Po, fëmija 3 kilogramë dhe 50 cm mban emrin e dy sulmuesve francezë.