Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Kurti i gatshëm për dialog – ekspertët kërkojnë koordinim mes Gjermanisë e Francës
Përpjekjet dhe presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar rezultoi me vetëm dy takime mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Për kreun e Qeverisë së Kosovës takimi me palën serbe nuk është ndonjë problem as për këtë vit, mirëpo Kosova është e vendosur sa iu përket kornizave të dialogut, raporton RTVD.
Në anën tjetër njohësi gjerman i zhvillimeve në Ballkan, Bodo Weber shpreson që 2021 të jetë vit i zhvillimeve të reja në dialog.
Weber kërkon që vendet e BE-së të rrisin koordinimin për politikat në Ballkan
“Nevojiten negociata serioze mes Berlinit dhe Parisit për të eliminuar dallimet që kanë ndaj zgjerimit pasi që pa këtë nuk do ta kemi SHBA-në si lojtar kryesor në rajon. Pres që të rivendosen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë por kjo do të jetë në kontekstin e fillimit të zgjerimit të BE-së”, deklaroi Weber.
Ndërkohë kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që Kosova të arrijë marrëveshje finale me Serbinë Brenda vitit 2022.