The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
AAK përjashton asamblisten pasi votoi për kandidatin e Vetëvendosjes
Asamblistja e AAK-së në Komunën e Gjilanit, Ardita Ukshini, është përjashtuar nga kjo parti.
Vendimi u bë i ditur nga AAK-ja me anë të një komunikate për medie, pasi e njëjta votoi pro zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit nga radhët e VV-së në Komunën e Gjilanit.
“Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend”, thuhet në njoftim.
“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, u bë e ditur tutje.