Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Aksident i rëndë në Lupç: Dy të vdekur dhe 9 të lënduar
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 (njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.
Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.
Aksidentet e rënda me të lënduar dhe të vdekur, tashmë janë bërë një shqetësim i përditshëm në Kosovë.