Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
Ambasadori i ri amerikan mbërrinë në Kosovë
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka arritur në Kosovë.
I ngarkuari i deritanishëm me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se e ka pritur ambasadorin Jeff Hovenier.
“Sot mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.
“Vazhdoni të ndiqni Ambasadën e Kosovës për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”.