Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Sherri për kujdestarinë e fëmijës/ 50-vjeçari vret ish-partneren në sy të vajzës 4-vjeçare dhe babait të saj
Policia ka arritur të mësojë arsyen e vërtetë të vrasjes tronditëse që ndodhi pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
Sipas autoriteteve, 50-vjeçari Niko Hila dhe ish-partnerja e tij debatonin prej kohësh për kujdestarinë e vajzës.
Që prej ndarjes së tyre, Xhuliana Topalli kishte shkuar të jetonte me prindërit dhe mori edhe vajzën me vete.
Këtë pasdite, Hila shkoi në shtëpinë e vajzërisë së Topallit, ku 40-vjeçarja jetonte me të atin e sëmurë e të bijën e mitur.
Ai e qëlloi ish-partneren me breshëri kallashnikovi në dy të të atit të sëmurë të 40-vjeçares e vajzës së mitur. Më pas qëlloi veten duke tentuar vetëvrasje. Hila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi dhe nuk njihej si njeri me probleme.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.