Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Futbollisti turk, Ahmet Çalik ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik
Në mëngjesin e së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrojtësi turk, Ahmet Çalik.
27-vjeçari, i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aksident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë. Calik gjithashtu luajti për gjigantët e Superligës, Galatasaray, pasi kaloi vitet e tij të hershme me Genclerbirligi.
Raportimet nga Turqia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit. Makina e mbrojtësit mësohet se ka dalë jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde para se të përmbysej. Çalik ishte i vetëm në automjet.
Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.
Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.
Ahmet Çalik karrierën e filloi tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.
Te Konyaspor, mbrojtësi kishte luajtur me tre lojtarët shqiptarë si, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi, e në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.
Që të katër lojtarët përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën në orët e para të ditës së sotme.