Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt, Tomë Gashi nuk arrin të dëshmojë
Në seancën e sotme pritet që mbrojtja të fillojë me paraqitjen e provave.
Seanca e fundit ishte mbajtur më 15 dhjetor të 2021-s, ku mbrojtja e Haradinajt kishte thënë se ky i fundit s’i kishte penguar hetimet e as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Ka nisur seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Në seancën e sotme pritet që mbrojtja të fillojë me paraqitjen e provave.
Seanca e fundit ishte mbajtur më 15 dhjetor të 2021-s, ku mbrojtja e Haradinajt kishte thënë se ky i fundit s’i kishte penguar hetimet e as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pasi avokati kosovar është infektuar me virusin Covid-19.
Kjo është konfirmuar nga avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z.Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë ai.