“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Hajnat shtiejnë me armë në drejtim të Policisë në Dobërdol të Podujevës
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë rrezikur gjatë një ndërhyrjeje në rrethinën e Podujevës nga persona të paidentifikuar, por që besohet se janë hajna. Një familjë, kishte thirrur policinë, pasi që kishte vërejtur hajnat se po përpiqeshin të vidhnin gjësende në shtëpinë e tyre. Sapo kishte ardhë policia, hajnat kanë ikur fushave dhe kanë shtënë në drejtim të policëve.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës. Rasti ka ndodhur rreth orws 18.20.
“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti.
Tutje, ajo shtoi se policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Policët kanë shpëtuar pa lëndime, kurse hajnat nuk janë kapur ende.