Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Ndërron mendje Shefqet Krasniqi thotë se zemra e derrit te muslimanët lejohet vetëm në raste ekstreme
Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, u bë kryelajm kur deklaroi se transplantimi i zemrës së derrit te njeriu është haram.
Madje, ai tha se “mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje edhe më haram se alkooli”.
Por, duket se Krasniqi ka lëshuar pe lidhur me këtë operacion mjekësor që u bë kryezhvillimi i mjekësisë botërore ditëve të fundit.
Ai ka thënë se “sigurisht që zgjedhin jetën”, derisa ka thënë se transplantimi i një organi të derrit në trupin e njeriut lejohet vetëm në raste ekstreme kur njeriu është mes jetës dhe vdekjes.
“Në parim ne si myslimanë duhet t’i japim shumë përparësi dhe rëndësi kurimit të individit, derisa në anën tjetër si myslimanë duhet të kemi parasysh atë që na ka lejuar dhe ndaluar I madhi Zot, prandaj myslimani në asnjë rrethanë nuk e konsumon mishin e derrit dhe çdo produkt tjetër që ka të bëjë me derr në mënyrë të prerë. Edhe ilaçin nuk e përdor nga diçka që është e ndytë përderisa ka mundësi ta përdor ilaçin hallall”.
“Në rastin konkret a lejohet apo nuk lejohet transplantimi i ndonjë gjymtyre të derrit te njeriu lejohet në raste domosdoshmërie kur skajshmërisht njeriu është mes jetës dhe vdekjes. Kushti i dytë është që të vërtetohet në mënyrë të prerë se nuk ka ilaç tjetër, kushti i tretë është që një ekip mjekësor duhet të vërtetojë që gjasat janë të mëdha që ky transplantim me pasë sukses në jetën e këtij personi, dhe kushti i katërt varet nga ekipi mjekësor që duhet të vërtetojë që pasojat do të jenë më të vogla sesa vendosja e saj, respektivisht transplantimi i gjymtyrës mos të ketë më shumë efekte sesa mostransplantimi i kësaj gjymtyre”, ka thënë ai në ABC News.
Madje, imami e ka pranuar edhe se ka gabuar me deklaratën e tij ku ishte shumë i prerë që transplanti i zemrës së derrit nuk lejohet te myslimanët, edhe kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së tij.
“Edhe unë njeri jam. Mund të gaboj në ato që them, por pres që fjalët e mia të kundërshtohen në rastet kur e kam gabim”.