Sputnik propagandon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Erdogan nga Tirana: Sjellja vërdallë e BE-së po vazhdon, ne jemi garant të paqes në Ballkan
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama nga Tirana, Presidenti i Turqisë, Erdogan, u pyet edhe për integrimin në BE dhe marrëdhëniet me unionin.
Erdogan theksoi se BE-ja vazhdon me teknikat e sjelljes vërdallë, sa i përket integrimit të Turqisë, ndërsa u shpreh se përqendrimi është te NATO. Ndërkohë, ai u shpreh se në Ballkan është e rëndësishme qetësia dhe Turqia do të bëjë çmos për ta ruajtur këtë.
“BE-ja akoma nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare të saj, që nga hapja dhe mbyllja e kapitujve. Vetëm një kapitull kemi diskutuar. Teknika e sjelljes vërdallë e BE-së vazhdon akoma”.
“Hapat që do të hidhen në lidhjen me NATO-n janë të rëndësishme dhe ne do të bëjmë detyrat tona. Në Ballkan është shumë e rëndësishme qetësia. Ne do të bëjmë çmos për qetësinë dhe paqen në Ballkan dhe do të jemi një nga vendet që e garantojmë këtë gjë”, tha Erdogan.