Fosilet kapin një yll të brishtë 155 milion-vjeçar në rigjenerimin e mesëm: ScienceAlert
Shqipëria dhe Turqia nënshkruajnë shtatë marrëveshje
Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euronews.al.
Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së arkivit shtetëror të Turqisë dhe drejtorisë se përgjithshme të arkivit të Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptar.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë se emergjencave dhe ministrisë së brendshme të Turqisë.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe ministrisë se jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin ne fushën e protokollit.
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë se Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit te folklorit shqiptar.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të hënë.