Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Arsyetimi i Kurtit për ngritjen e çmimit të rrymës: Dikush duhet të paguajë importin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka folur për propozimin e ZRRE-së për rritjen e tarifave për energji elektrike e po ashtu edhe për 75 milionë euro që ka ndarë Qeveria për të subvencionuar energjinë elektrike.
Kurti në konferencë për media ka thënë se heqja e blloktarifave ka qenë gabim i madh dhe se janë ndjerë dëmet gjatë viteve. Kurti ka thënë se pavarësisht se ZRRE ka obligim në reflektim të vërtetë të çmimit të energjisë, me vite janë mbajtur kosto fiktive.
“Dikush duhet ta paguajë”, ka qenë arsyetimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë për ngritjen e çmimit të rrymës në vend.
Sipas tij, energjia e importuar është shumë e shtrenjtë dhe se rrugëdalja e vetme për këtë është rritja e tarifave dhe subvencioneve. Teksa më herët Kurti përmendte zgjidhjen mes rritjes së tarifave dhe reduktimeve, tash këtë të dytën ai e ka eliminuar duke thënë se “e pamë sa të dëmshme janë”.
“Jemi në situatë ku rritja e tarifës dhe subvencioneve është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Kurti në konferencën për media.
Ai ka treguar se vetëm një ditë më herët në Kosovë energjia e importuar kapi vlerën e 2.3 milionë eurove. “Dikush duhet ta paguajë”, ka thënë përsëri ai.
Kurti ka fajësuar edhe një herë ish-qeveritë për dështim në energji. Sipas tij, po të dëgjohej Vetëvendosje më herët me propozimet e saj, “tash s’do të kishim këtë hall sot”.