Enzimat e zbuluara në bakteret e zorrëve mund të ndryshojnë grupet e gjakut të një
Sot shqyrtohen masat e reja anti-COVID
Komiteti Ndërministror për pandeminë, pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar masat e reja parandaluese kundër COVID-19. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se do të propozohet kthimi i Orës Policore nga 22.00 deri në 05.00.
Rritja e numrit të të infektuarve me COVID, pas përhapjes masive të variantit Omicron, ka shtyrë Qeverinë që t’i ashpërsojë masat.
Mund të mbyllen shkollat dhe të kalohet në mësimin online, pastaj pritet që edhe gastronomia të kthehet në orarin deri në orën 21.00, si dhe shërbimi merre me vete.
Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:
- Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.
- Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.
- Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.
- Mësimi të kalojë në online si dhe do të shqyrtohet mbyllja e çerdheve
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,266, ndërkaq pas rritjes së rasteve kanë bërë të ditur se sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.
Numri i i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371, ndërkaq, nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndryshe, vetëm të mërkurën janë shënuar 2,050 raste të reja me coronavirus.