The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Mbi 15 mijë persona të prekur nga COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se janë 15 mijë e 245 raste aktive me COVID-19 në vend.
Kurse nga mbi 11 mijë e 883 testime kanë rezultuar 3.206 raste pozitive në 24 orët e fundit.
Ndërsa 357 persona janë shëruar dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.
Sipas raportit të djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës. Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247. Në total numri i rasteve aktive është 15.247”, thuhet në njoftim.