Policia publikon numrin e gjobave për natën e parë të masave të reja
Në ditën e parë (e shtunë) të hyrjes në fuqi të masave të reja, anti-covid, Policia e Kosovës ka shqiptuar 618 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.
Sipas PK-së, 1119 gjoba janë shqiptuar për shkelje të rregullave në trafik.
Janë arrestuar 19 persona.
Ndryshe, Policia e Kosovës thotë se po vazhdon me aktivitete policore në nivel vendi gjatë orëve të natës.
“Aktivitetet dhe kontrollet policore po vazhdojnë të realizohen në nivel vendi, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, sigurisë në trafik si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kjo është tabela e publikuar për 24 orët e fundit për gjendjen në trafik.