Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”
Gruaja rreh vjehrrën, burri “ia merr hakun” nënës
Një grua në Prishtinë ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj të shtunën pas një mosmarrëveshjeje.
E dyshuara thuhet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën, ndërsa më pas ka ndërhyrë bashkëshorti i saj dhe e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar dhunë në familje.
“Prishtinë 29.01.2022-15:00 – Pas një mosmarrëveshjeje në familje, e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare, ndërsa duke ndërhyrë i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar bashkëshorten e tij të dyshuarën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.