Escobar dhe Lajçak takohen me Kurtin
I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë mbërritur në kryeministri për takimin me shefin e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.
Të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tashmë edhe me kryeministrin Kurti.
Takimi është i mbyllur ndërsa pritet që më pas Kurti të deklarohet para mediave.
Vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia, qysh në korrik të vitit 2021, nuk kanë zhvilluar asnjë rund bisedimesh në nivel të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.