Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Fjolla Ujkani i kërkon falje profesorit për deklaratën e saj, pas reagimeve të shumta për bullizëm
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fjolla Ujkani ka reaguar në lidhje me deklarimin e saj rreth videove të profesorit Lulzim Paci.
Ujkani përmes një statusi në Facebook u tregua tejet e ashpër dhe e paarsyeshme, duke bërë thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë, i cili vetëm se ka kërcyer në sallonin e shtëpisë së tij.
Statusi i Ujkanit u përcoll me kritika dhe u cilësua si bullizues prandaj, qytetarët i dolën në përkrahje profesorit duke filluar #profachallange në Tiktok, ku ata po postojnë video duke kërcyer.
Reagime pati edhe nga aktori Fatmir Spahiu i cili tha se të gjithë njerëzit duhet t’i ndjekin pasijonet e tyre.
Deputetja Adriana Matoshi ka shprehur përkrahjen ndaj profesorit duke postuar një video duke kërcyer valle tradicionale.
Ndërkaq deputetja Ujkani edhe pse i kërkoi falje Pacit, teksa shtoi se një numër i konsiderueshëm i atyre që kanë reaguar, sipas Ujkanit, e kanë shfrytëzuar për sulme politike.
“E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkëqija ndaj meje”.
“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkoj falje publike”, ka shkruar Ujkani.
Më tej, ajo tha se reagimi i saj ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve si dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, por jo lëndimin e dikujt tjetër.
“Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish-gjimnaziste”.
“Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje”, ka shkruar Ujkan.
Lexo edhe këtë: