Tre të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, këto janë rastet për sot
Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715. Në total numri i rasteve aktive është 34.208.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës. Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.