Del PËRGJIMI: “Nuk të humb për 30 mijë euro, pasha evladin”/ 18 mijë € për Maldive
Ka dalë audiopërgjimi i partnerit të këngëtares Fjolla Morina, biznesmenit Fisnik Syla ndaj pronarit të agjencisë turistike, që u organizoi udhëtimin në Maldive.
Agjencia turistike bëri denoncimin duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares, të cilin e akuzojnë se i ka borxh 18 mijë euro.
Por nga përgjimi është mësuar se Syla betohet për fëmijën e Fjollës, duke lënë të kuptohet se këngëtarja ka qenë shtatzënë.
“Nuk të hupi për 30000 euro. Pasha atë evlad që ka Fjolla në bark, nuk të iki se nuk jam klloshar. Jo 30 mijë por 300 mijë. Kontaktova me drejtorin e doganës, por nesër e pres konfirmimin nga Ministria në Shqipëri. Po pa ma dhënë ata nuk rrezikoj dot. Zbres në Beograd dhe hyj në Kosovë,”-dëgjohet ai në audio.
Vitin e kaluar ishte raportuar në mediat rozë për një shtatzëni të mundshme të Fjollës, mirëpo vetë e mohoi lajmin, edhe pse nga burgu në Kukës doli pikërisht se ishte shtatzënë. Po ashtu, kohët e fundit është aluduar se çifti që u martuan në Maldive janë ndarë me njëri-tjetrin, megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka konfimuar publikisht.