Sallatë me patate dhe proshutë të tymosur
Përbërësit:
3 patate të ziera të qëruara
4 feta proshutë
1 qepë e vogël
¼ filxhan me uthull të bardhë
2 lugë gjelle me ujë
3 lugë gjelle me sheqer
1 majë lugë kafe me kripë
1 tufë borzilok të copëtuar
Piper të zi
Procedura:
1.Skuqni proshutën e tymosur nga të dyja anët. Nga fundi i shtoni qepën, uthullën, ujin, kripën, sheqerin dhe piperin.
2.Më pas i hiqni nga zjarri.
3.I shtoni sipër patatet dhe borzilokun. I trazoni mirë.
4.Mbështilleni proshutën dhe servireni në një pjatë. Sipër i shtoni patatet. Sallata është gati, ju bëftë mirë!